Ishulli Alcatraz, një nga simbolet më të rëndësishme të San Franciscos, është gjithashtu vendi ku ndodhet Burgu Alcatraz, i njohur si burgu më i famshëm në botë dhe subjekt i filmave të ndryshëm.
Ishulli pret 1,5 milion turistë çdo vit që nga viti 1973, kur filloi të përdoret si zonë turistike publike.
Anadolu ka filmuar Ishullin Alcatraz dhe rrethinën, përcjell Fol Drejt.
Ishulli Alcatraz, një ndër simbolet më të rëndësishme të San Franciscos, midis viteve 1861-1963 ka shërbyer si burg. Më pas është përdorur për qëllime ushtarake për mbrojtjen e San Franciscos, ndërsa më 1 janar 1934 është shndërruar në një burg federal.
Burgu ka pritur shumë kriminelë “të famshëm”, duke përfshirë liderin amerikan të mafias me origjinë italiane Al Capone, “Doc” Barker, George Kelly, i njohur edhe si Machine Gun Kelly, Robert Franklin Stroud, i njohur si Birdman of Alcatraz, Floyd Hamilton, shoferi i dyshes Bonnie dhe Clyde, si dhe Alvin Karpis.
Në burgun e famshëm, ku nuk kishte asnjë privilegj mes të burgosurve, të dënuarit thirreshin me numra në vend të emrave.
Arratisja ishte pothuajse e pamundur
Burgu, ku arratisja ishte shumë e vështirë, për shkak të kushteve të tij pothuajse krahasohej me një kamp të burgosurish.
Që të mund të shfrytëzohej biblioteka e burgut, kërkohej kushti për të qenë i burgosur pa probleme për të paktën pesë vjet. Nuk jepej asgjë përpos ushqimit, veshmbathjes dhe ndihmë shëndetësore. Shumica e të burgosurve kalonin 23 orë në ditë në qelitë e tyre, ndërsa ata me fat mund të dilnin për një orë si pastrues nëse do t’u jepej mundësia.
Atëbotë në Amerikë të burgosurit bënin dush me ujë të ftohtë nëpër burgje, ndërsa në Alcatraz të burgosurve u mundësohej dush me ujë të nxehtë. Arsyeja për këtë ishte zvogëlimi i dëshirës së të burgosurve, të mësuar me ujin e nxehtë, për t’u arratisur e madje edhe për ta pamundësuar një gjë të tillë. Asnjë i burgosur, i mësuar me ujin e nxehtë, nuk guxonte të arratisej nga ishulli duke notuar në ujërat e ftohtë të gjirit, madje edhe në verë.
Burgu Alcatraz u mbyll në vitin 1963. Gjatë shërbimit kishte 14 përpjekje për arratisje. Më të njohurit në mesin e këtyre ishte ajo e vëllezërve John dhe Clarence Anglin nën udhëheqjen e Frank Morris.
Vëllezërit Anglin dhe Morris, për javë të tëra, pa vënë re askush, bënë një vrimë përmes ventilimeve mjaft të vogla në qelitë e tyre drejt korridorit dhe duke ditur që rojet do të vinin për të kontrolluar çdo orë, ata bënë kukullat e tyre duke i lënë në shtrat dhe i mbuluan. Të burgosurit kishin vendosur flokët e tyre të vërteta mbi kukullat.
Pasi u ngjitën nga korridori në ventilim, tre të burgosurit në fjalë, të cilët këtu lakuan shufrat e hekurit dhe shkuan në çati, më pas zbritën duke u kapur nga tubat e ujit dhe u zhdukën më 11 qershor 1962.
Sipas të dhënave zyrtare nga vëllezërit Anglin dhe Morris ende nuk ka asnjë lajm. Por në vitin 2013, në stacionin Richmond të Departamentit të Policisë së San Franciscos ishte lënë një letër me deklaratat në vijim:
“Unë quhem John Anglin. Në qershor 1962 me vëllain tim Clarence dhe me Frank Morris u arratisa nga Alcatraz. Jam 83-vjeçar dhe jam në gjendje të vështirë. Jam me kancer. Po, atë natë të gjithë shpëtuam, por shumë vështirë”.
FBI-ja kishte thënë se kjo letër mund të jetë prova më e fundit që detyron agjencinë të rihapë çështjen ikonë të pazgjidhur.
Çdo vit pret 1,5 milion turistë
Ishulli Alcatraz, i vendosur në Gjirin e San Franciscos, 2,4 kilometra nga bregu dhe që mbulon një sipërfaqe prej 9 hektarësh, është përdorur si atraksion publik turistik që nga viti 1973.
Ishulli pret çdo vit rreth 1,5 milion turistë./FolDrejt/