Sulmuesi NIgerian Victor Osimhen, 24-vjeçari i talentuar nga Napoli, është një nga golashënuesit më të mirë në futbollin evropian këtë sezon. Ai shënoi 21 gola në 24 paraqitje në ligë për skuadrën kryesore të Serie A këtë sezon, dhe Transfermarkt e vlerëson atë të jetë 100 milionë euro. Por edhe një kompensim kaq i lartë nuk është pengesë për gjigantët që janë në radhë për të blerë nigerianin e madh.
Mediat gjermane shkruajnë se në atë garë kryesojnë Manchester United dhe Bayern. Të dy klubet i premtuan Osimhenit një pagë të madhe, por edhe statusin e sulmuesit të parë, që është veçanërisht i rëndësishëm për të në këtë fazë të karrierës. Duket se e dashura e tij Stephanie ka marrë një vendim që do të thyejë dilemën.
Gjegjësisht, Stephanie ka lindur dhe është rritur në Gjermani, ndaj i ka thënë partnerit se dëshiron të shkojë në Mynih. Osimhen, shkruajnë mediat gjermane, e pranoi një sugjerim të tillë edhe pse Manchester United ishte favorit për blerjen e nigerianit, transmeton Fol Drejt.