Partia Demokratike e Kosovës, është duke e pritur një telefonatë nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike, në mënyrë që të arrihet koalicioni mes tyre në Komunë të Prishtinës, raporton Gazeta Blic.
Tashmë gjërat kanë arritur tek një kusht, që PDK e ka për LDK-në në Prishtinë.
Ai kusht është që Drejtoria e Arsimit, t’i takojë PDK-së dhe këta të fundit, janë duke pritur thirrje nga LDK, në mënyrë që ta konfirmojnë se mes tjerash, edhe kjo drejtori do t’u takojë atyre.
Gjatë ditës, Gazeta Blic, raportoi për detaje të marrëveshjes eventuale mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, dhe mundësisë që asambleja komunale e kryeqytetit të shkojë sërish në zgjedhje.
Kjo për shkak të afatit ligjor për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë – afat i cili është deri me 7 janar.