Në platformën e-Kosova tashmë është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë përsubvencionim të teksteve shkollore.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në të 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, përcjell Fol Drejt.
Gjithashtu ajo shtoi se për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen nga 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
KËTU mund ta gjeni linkun për aplikim./FolDrejt/