Xavi ka një dëshirë për mbrojtjen e qendrës dhe ai nuk është Koulibaly i Napolit, por Jules Kounde i Sevillas.
Mbrojtësi francez është objektivi kryesor për mbrojtjen e Xavit te Barcelona, i cili shihet si ideali për të zëvendësuar Gerrard Pique. Spanjolli nuk ofron më garanci dhe sipas “Mundo Deportivo”, mbrojtësi francez preferohet përpara senegalezit të Napolit.
Jules Kounde ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë euro, por për 65-70 milionë ai mund të largohet nga Andaluzia./FolDrejt/