Shëndeti i zemrës ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në të gjithë diskutimet e ngritura mbi efektet e Covid-19 apo vaksinës kundër tij tek njerëzit.
Kjo pasi një numër i madh pacientësh të infektuar me SARS-CoV-2 kanë shfaqur probleme kardiovaksulare.
Kështu që nuk është surprizues as debati mbi efektin e vaksinës kundër Covid-19 dhe efektin e saj në këtë çështje.
Një nga rreziqet kryesore është zhvillimi i miokardisë tek të rinjtë.
Miokardia është një sëmundje inflamatore që prek muskujt e zemrës dhe mund të shkaktohet nga gripi, hepatit ose herpes.
Shkaqe të tjera përfshijnë bakteret, kërpudhat, toksinat apo trajtimet me kimioterapi.
Në këtë mënyrë zemra dobësohet po ashtu edhe funskioni i saj në organizëm.
Përhapja e kësaj sëmundje është rritur para dhe pas pandemisë Covid-19 ku më parë miakardia shfaqej 1 në 10 përsona për një popullsi prej 100.000 vetash.
Ndërsa në këtë periudhë pandemie numri i rasteve arriti në 2.13 për 100.000 persona të vaksinuar.
Kjo shfiër më parë është vlerësuar për të gjithë popullatën dhe jo vetëm për një grup personash siç janë në këtë rast të vaksinuarit.
Studimi të cilit i referohet AgroWeb është përqëndruar në SHBA dhe Izrael dhe tregon se rastet e miokardisë janë rritur më 0.3 dhe 5 raste për 100.000 persona.
Si shfaqet?
Incidenca më e lartë e miokarditit pas vaksinimit me vaksinat mRNA ka ndodhur brenda tre deri në katër ditë pas vaksinimit të dytë te meshkujt nën moshën 30 vjeç.
Në të dhënat pediatrike, mosha mesatare është 15.8 vjeç, ku shumica e pacientëve janë meshkuj
Shumica e studimeve tregojnë një lidhje të qartë të vaksinimit me mRNA ndaj COVID-19 në lidhje me miokarditin.
Në një studim nga Martina Patone, nga Universiteti i Oksfordit gjeti rezultate më të paqarta për meshkujt nën 40 vjeç, bazuar vetëm në shkallën e miokarditit.
Rastet e problemeve me zemrën nga Covid-19 u cilësuan si më të rënda se sa efektet e vaksinave tek organizmi i të rinjëve.
Sa serioze është?
Rreth 80% e rasteve të miokarditit rikuperohen vetë ndërsa vetëm 5% e pacientëve pësojnë probleme serioze.
Megjithëse rastet e shkaktuara nga Covid-19 janë më të rrezikshme se ato jo të shkaktuara nga virusi.
Duhet të theksohet se miokarditi i lidhur me infeksionin SARS-CoV-2 është vetëm një nga disa sëmundje të zemrës të lidhura me COVID-19 me rezultate që janë më të këqija se rastet jo-COVID-19./AW/FolDrejt/