Donald Trump akuzon agjentët e FBI-së se i kanë vjedhur pasaportat gjatë një kontrolli që ushtruan një javë më parë në resortin e tij në Florida.
Pasaportat të cilave i referohet Trump janë ndoshta ajo amerikane dhe ajo diplomatike.
Ndërkohë pak ditë më parë u bë publik urdhri që autorizoi FBI-në të ushtronte një kontroll në rezidencën e Donald trump në maralago të floridës. Urdhri, tregonte se Trump tani është nën hetim për pengim të mundshëm të drejtësisë dhe ka dyshime të forta edhe për spiunazh.
Trump rrezikon seriozisht edhe mundësinë për dënim me burg ose një gjobë të majme,
Urdhri tregonte se Trump hetohej për fshehje ose shkatërrimin e të dhënave, pengimin e drejtësisë dhe shkeljen e një ligji që njihet si Akti i Spiunazhit – i cili mund të përfshijë krime përtej spiunimit, siç është refuzimi për të kthyer dokumentet e sigurisë kombëtare sipas kërkesës./tch/