Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.
Kjo ministri gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë ekziston edhe një numër kontaktues pa pagesë për ata të cilët kanë pyetje rreth aplikimit, shkruan Fol Drejt.
“Të nderuar prindër,
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.
Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]
MASHTI këtë vit shkollor do të sigurojë tekstet e reja për nxënësit e klasave 1-5, ndërsa për nxënësit e klasave 6-9 do të jenë në dispozicion tekstet e vitit paraprak. Për klasat 6-9, tekstet tashmë ndodhen në shkolla, dhe do t’u ndahen nxënësve sapo të fillojë mësimi.
Për secilin nga nxënësit filloristë (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore. Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore.
MASHTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do ta adresojë secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e poashtu edhe përmbajtësor.
Në bashkëpunim me DKA-të dhe shkollat, do të sigurohemi që të gjithë fëmijët të jenë të pajisur me tekste shkollore.
Suksese!”, thuhet në njoftimin e ministrisë./FolDrejt/