Nëse keni provuar dieta dhe regjime të ndryshme, por ende nuk jeni në peshën e duhur, ndoshta po bëni një gabim të madh.
I gjithë problemi mund të jetë pasi oraret e të ngrënit nuk janë të duhurat, përcjell Fol Drejt.
Për këtë arsye ekspertët kanë zbuluar për të gjithë se cilat janë oraret e sakta në të cilat ju duhet të hani çdo ditë dhe ta bëni pjesë të jetës tuaj, pra jo vetëm në një periudhë të caktuar.
Studiuesit kanë arritur të përcaktojnë kohën më të mirë për të konsumuar vaktet, për të gjithë ata që duan të humbin peshë. Ata zbuluan se koha më e mirë për të ngrënë mëngjesin është vetëm pas orës 7 të mëngjesit, 7:11 e mëngjesit për të qenë të saktë.
Është më mirë hani drekë sa më shpejt, midis orës 12:30 dhe 13:00, më e mira do të ishte ora 12:38.
Ndërsa kur bëhet fjalë për darkën, sa më vonë ta lini atë, aq më keq mund të jetë për dietën tuaj – koha optimale për darkën është ndërmjet orës 18:00 dhe 18:30 pasdite, apo më së miri në orën 18:14.
Çfarë ndodh kur nuk i ndiqni këto orare? Një studim i kohëve të fundit ka treguar se konsumimi i darkës pas orës 20:00 mund të shtojë 5 cm në belin tuaj – kjo është ekuivalente me shtimin e dy masave në veshjet e një vajze/gruaje./FolDrejt/