Fundjava me riga lokale shiu, e temperaturat në rritje të lehtë. Java e ardhshme me mot më të ftohtë e kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore.
Sipas Prishtina Weather në fundjavë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me një rritje të lehtë të temperaturave, e kohë pas kohe paraqiten edhe riga lokale shiu, e reshjet e borës priten vetëm në vise malore.
Nga dita e hënë do të mbretërojë mot më i ftohtë, me vranësira e me erë të ftohtë nga krahu verior. Kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore, e orëve të pasdites në vise më të ulëta reshjet e borës mund të përzien edhe me reshje të shiut. Ditën e mërkurë do të ketë edhe intervale me diell.
Në ditët e fundjavës periudha më të zgjatura të qetësisë mbajnë ndotësit më pak të shpërndarë, duke rritur koncentrimin e tyre pranë sipërfaqe, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Orëve të pasdites në pjesët ku mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, indeksi mund të kaloj edhe në të pranueshme, por shkurtimisht. Nga dita e hënë fuqizimi i erës ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit shënon përmirësim ku do të jetë në vlera të mira e të pranueshme.
8.01 – Kryesisht vranët, e kohë pas kohe priten edhe riga lokale shiu, me më shumë mundësi paradite dhe vonë në mbrëmje. Në vise malore edhe borë.