Bayern Munich dhe Manchester City do të luajnë nesër ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë, City fitoi 3:0 në Etihad dhe është favorit i madh për të kaluar në gjysmëfinale. Atmosfera në Bayern është e keqe pasi Sadio Mane dhe Leroy Sane patën përleshje pas humbjes në Manchester, por sulmuesi i Bayernit, Thomas Müller ka një plan për të kaluar tutje.
“Ne besojmë se kemi ende një shans. Duhet të fillojmë mirë – ndoshta të epërsojmë 1-0 në pjesën e parë. Nuk duhet të bëjmë 3-0 pas dhjetë minutash, por duhet të shënojmë dhe të vazhdojmë. Nëse shënojmë golin e dytë deri në minutën e 80-të kemi edhe 15 minuta. Besoj se është e mundur”, tha gjermani me përvojë, transmeton Fol Drejt.