Qyteti kinez Shenzhen është i pari që ndalon hajen e mishit të qenit dhe macës, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në një sërë mediash perëndimore. Ky vendim ka ardhur pas shtimit të ekpertëve që theksojnë se virusi korona është shpërndarë nga haja e mishit të kafshëve mishngrënëse.
Qyteti Shenzhen në argumentimin e ndalimit tha se “qentë dhe macet kanë një lidhje më të ngushtë me njerëzit sesa kafshët e tjera. Ky ndalim është me kërkesat e civilizimit njerëzor.”
Kina shpesh është akuzuar se po lejon hajen e mishit të qenit, maces, por edhe kafshëve tjera si gjarpërinjtë. Ankesat e Perëndimit vinë duke u shtuar se viruset e fundit epidemike kanë ardhur nga Kina – si Sarsi dhe Kovid19./Foldrejt.com