Daniel Jung është mjeshtër i matematikës por edhe pedagog e shpjegues mjaft i mirë. Në videot e Youtube ai i përgatit nxënësit për provimet e ardhshme ose maturantët. Dhe ky është vetëm fillimi, shkruan foldrejt.com.
Në videot e tij në Youtube, ai sqaron derivatet e shkallës së dytë, integralet, funksionet diferenciale dhe shumë detyra që ia kërkojnë nxënësit përmes rrjeteve sociale. Thuajse të gjithë janë të kënaqur nga shpjegimi i tij në ëhiteboard, duke e komentuar: “njeriu më i mirë”, “Zoti të bekoftë” e shumë urata të tjera.
470 mijë përdorues të Youtube janë ndjekës të tij, kurse videot janë shikuar mbi 150 milion herë.
Jung ka filluar me programin e tij në 2011 dhe shumë nxënës theksojnë se pa videot e tij nuk do mund të kalonin provimin./Foldrejt.com