Grant Shapps është emëruar Sekretar i Brendshëm i Britanisë, pak pasi Suella Braverman dha dorëheqjen, njoftoi kryeministria.
Grant Shapps ka shërbyer si Sekretar i Transportit në qeverinë e ish-kryeministrit Boris Johnson, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sekretarja e deritanishme Braverman, e emëruar nga kryeministrja Liz Truss 43 ditë më parë, njoftoi largimin nga posti, pasi teknikisht kishte shkelur rregullat pasi kishte shpërndarë një dokument zyrtar duke përdorur adresën e saj personale të postës elektronike.
Braverman u bë Sekretarja e Brendshme me shërbimin më të shkurtër pas Arthur Wellesley, Duka i Parë i Wellington-it, i cili kishte dhënë dorëheqjen 30 ditë pas marrjes së postit në vitin 1834.
Braverman shërbeu si Prokurore e Përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar nga 13 shkurti 2020 deri më 6 shtator të këtij viti kur u emërua Sekretare e Brendshme.
Më herët, Sekretari i Financave Kwasi Kwarteng qëndroi gjithashtu në detyrë për 38 ditë pasi u shkarkua nga kryeministrja Truss më 14 tetor./FolDrejt/