Ish shefi i partisë së majtë gjermane SPD, Sigmar Gabriel, sipas disa burimeve të mediave gjermane do jetë shefi i ri i Shoqatës së Industrisë së Automobilave gjermane, njëra ndër shoqatat më të rëndësishme mbase edhe të kontinentit europian, shkruan foldrejt.com.
Vendimi përfundimtar do kumtohet në 7 nëntor, por prej tani Gabriel ka theksuar se është i gatshëm ta marrë postin. Përndryshe ai më parë ka qenë pjesë e Këshillit të Volkswagenit. Poashtu ai ka shërbyer edhe në shumë poste politike, si ajo e ministrisë së jashtme dhe zv.kancelar i Gjermanisë./Foldrejt.com