Ai erdhi si tetëvjeçar nga Kosova në Zvicër. Tani Arbër Bullakaj (33) kërkon të fitojë zgjedhjet për tu bërë anëtar i Këshillit Kombëtar zviceran. Nëse do fitonte këtë post, ai do ishte shqiptari i parë që merr një përfaqësim aq të lartë politik në Zvicër. Përndryshe, misioni i tij është që të huajt të natyralizohen më shpejt dhe pakomplikime, shkruan blick.ch, përcjell foldrejt.com.
33 vjeçari nga Wil SG, thekson se kur erdhi koha për të marrë pasaportën zvicerane, ishte student 19 vjeçar, dhe e kishte mjaft vështirë të jepte 3500 franga.
Kjo duhet të ndryshojë, pasi komunat nuk duhet të pretendojnë të fitojnë nga tarifat për natyralizim.
Sa janë shansat për të fituar?
33 vjeçari ka vërtet shansa për të fituar një ulëse në Këshillin Kombëtar zviceran, pasi sëbashku me Claudia Friedl (59) dhe Barbara Gysi (55) janë në krye të listës së partisë së majtë dhe pro të huajve SP.
“Një e katërta e popullatës së Zvicrës nuk përfaqësohen në parlament. Kjo është diskutabile,” thotë ai, duke nënkuptuar se një e katërta e banorëve në Zvicër janë të huaj, kurse përbëjnë 33 përqind të PBB.
Poashtu Bullakaj thotë se kohën minimale prej pesë vjet për marrjen e pasaportës helvete, kërkon ta ulë në tre vjet, pasi në të vërtetë Zvicra ka nevojë për forcë punëtore dhe për të huaj.
Sllogani i tij thotë «pavarësisht se nga vjen, kë dëshiron, në çfarë beson. Ti i takon Zvicrës së re.” Deri tani ai ka investuar 25 mijë franga për të përmbushur ëndrrën, “shqiptari i parë që zgjidhet në Këshillin Kombëtar (Nationalrat).
33 vjeçari ka marrë mbështetje edhe nga organizata Operation Libero, e cila ashtu si ai, kanë një kundërshtar të përbashkët, popullistët e SVP./Foldrejt.com