Mülayim Can është 95 vjeçar dhe jeton në veriperëndim të provincës turke Bursa, shkruan Dailysabah. Veçantia e tij nuk janë vitet, por numri i madh i familjarëve që e presin dhe e shoqërojnë atë në shtëpi. Ai ka 152 (stër)nipa dhe (stër)mbesa në pemën familjare.
Nga dy martesat që ka pasur 95 vjeçari, pati 12 fëmijë, ku këta të fundit kanë bërë sëbashku 152 fëmijë tjerë. Tashmë një pjesë të madhe të pasardhësve, ai nuk ua di edhe emrat, përcjell foldrejt.com.
Can kishte emigruar nga Jugosllavia në Turqi, kurse kishte luftuar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë lutjeve në namaz, ai shpesh lutet edhe për presidentit Rexhep Taip Erdogan – ku sipas tij ka zhvilluar së tepërmi Turqinë./Foldrejt.com