fbpx
E premte, 22 Nëntor, 2024

Ky është shqiptari që u qëllua me 9 plumba, pistat ku po hetohet vrasja e tij

Lexoni edhe..

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 49-vjeçar.

Burime bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49-vjeç me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë.

Ndaj viktimës janë qëlluar 9 plumba pistolete në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë një lokali. Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit (Angli), për trafik droge, shkruan TiranaNews, transmeton Fol Drejt.

Të ngjajshme