Edhe pse kolesteroli i lartë është një fenomen gjithnjë e më i zakonshëm tek të rriturit sot, nëse nuk njihet dhe trajtohet në kohë mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore duke përfshirë një rrezik të shtuar të presionit të lartë të gjakut, goditjes në tru ose sulmit në zemër.
Po kështu, akumulimi i kolesterolit në fshikëzën e tëmthit mund të shkaktojë shfaqjen e gurëve të dhimbshëm.
Pikërisht për këtë, theksojnë nutricionistët, është e rëndësishme të kujdeseni për dietën dhe thuhet se disa ushqime u japin përfitime shtesë njerëzve që kanë kolesterol të ngritur, por edhe dëmtojnë ata që ende nuk e kanë atë.
Ushqimet që duhet të shmangin personat me kolesterol të lartë janë: vaji i kokosit, proshuta, sallami i derrit, buka e bardhë, pica e gatshme, biftek, grejpfruti, kokoshkat, pijet e gazuara, gjalpi, patate të skuqura dhe të gjitha ato ushqime që përmbajnë sheqerna të rafinuar.
Të gjitha këto janë ushqime që çojnë në një rritje shtesë të kolesterolit të keq në gjak, prandaj, shpjegojnë ekspertët, është mirë t’i shmangni ose të paktën t’i reduktoni në minimum, transmeton Fol Drejt.