Vendi i Afrikës Perëndimore, Togo, ka eliminuar sëmundjen e syrit trakoma si problem i shëndetit publik, njoftoi sot zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Afrikë.
Lajmi e bën Togon një nga 13 vendet në mbarë botën dhe të katërtin në Afrikë që eliminon sëmundjen, e cila mund të çojë në verbëri, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Trakoma është shkaku kryesor në botë i verbërisë së parandalueshme dhe përhapet lehtësisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë personal, peshqirëve dhe rrobave të përbashkëta dhe mizave që kanë rënë në kontakt me sytë ose hundën e një personi të infektuar, sipas Qendrës së SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).
Është një problem i shëndetit publik në 44 vende dhe është përgjegjës për verbërinë ose dëmtimin e shikimit të rreth 1,9 milionë njerëzve, sipas OBSH-së, e cila thotë se masat e qëndrueshme të kontrollit, shqyrtimi dhe trajtimi i njerëzve dhe pjesëmarrja e komunitetit janë “kritike” për eliminimin e sëmundjes./FolDrejt/