Ka mbetur edhe 5 përqind e punës për t’u përfunduar projekti gjigant Nord Stream 2, që do dërgonte direkt gazin nga Rusia në Gjermani. Por tashmë vërtet ky projekt pritet të dështojë, pasi kërcënim i rëndë ekonomik vjen nga presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden.
Sankcione ekonomike për të gjithë ato firma dhe shtete që do ndihmojnë në ndërtimin përfundimtar të Nord Stream 2 do votohet në dhjetor, kurse Biden ka premtuar që menjëherë ta nënshkruajë në janar 2020, shkruan bild.de.
Me këtë Biden duket një lider që do i jap fund projektit prestigj rus, por njëherësh tregon se nuk do jetë lider aq i lehtë për qeverinë gjermane, që deri diku mbështeste këtë projekt.
Deri tani vetëm firmat gjermane kanë investuar 3 miliardë dollarë për ndërtimin e Nord Stream.
SHBA çdoherë ka qenë kundër projekteve të tilla, pasi pretendon se Europa varësohet nga gazi rus, kurse nga ana tjetër Europa kërkon gaz më të lirë, që e ofron Kremlini./Foldrejt.com