Ish-lojtari i Manchester Cityt dhe kombëtarja gjermane, Ilkay Gundogan, ka rënë dakord të kalojë te Barcelona, raportojnë disa media spanjolle.
Gundogan arrin në klubin katalanas pa dëmshpërblim, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadon më 30 qershor. Ai ra dakord me Barcelonën për një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.
Futbollisti gjerman ishte kapiten i Manchester Cityt dhe nuk pranoi të vazhdonte bashkëpunimin me klubin anglez.
“Ky është vetëm fillimi”, tha shkurt drejtori i Barcelonës, Mateu Alemani. /FolDrejt/