Në Festivalin e 72-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, i cili filloi më 10 shkurt, garuan 18 filma për çmimin “Ariu i Artë”.
“Alcarras”, një dramë prekëse nga Carla Simon e cila flet për një familje katalonjase kultivuese të pjeshkës fitoi “Ariun e Artë” për filmin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, shkruan AA.
Çmimet e festivalit në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, u ndanë në një ceremoni solemne në Berlinale Palast.
Filmi “Alcarras” trajton përpjekjet e një familje spanjolle kultivuesish pjeshke që luftojnë kundër prishjes së një plantacioni për nevojat e prodhimit të energjisë diellore.
Çmimi “Ariu i Argjendtë” për regjinë më të mirë shkoi për regjisoren franceze, Claire Denis për filmin “Avec amour et acharnement”, transmeton Fol Drejt.
Regjisori koreano-jugor Hong Sangsoo fitoi Çmimin e Madh të Jurisë për filmin “The Novelists Film”.
Çmimi i jurisë shkoi për filmin meksikan “Robe of Gems” me regji të Natalie Lopez Gallardo.
Çmimi “Ariu i Argjendtë” në kategorinë e aktores më të mirë në rolin kryesor i takoi aktores me origjinë turke, Meltem Kaptan për rolin e saj në filmin “Rabiye Kurnaz kundër George W. Bush”.
Çmimi prej 40 mijë eurosh për dokumentarin më të mirë shkoi për filmin “Ditarët e Mianmarit”, i cili tregon kryengritjen kundër grushtit të shtetit në Mianmar në vitin 2021.
Në Festivalin e 72-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, i cili filloi më 10 shkurt, garuan 18 filma për çmimin “Ariu i Artë”.
Në festival u shfaqën 256 filma nga 69 vende./FolDrejt/