Shalqini është një ushqim popullor i verës që konsumohet gjatë ditëve të gjata të ngrohta. Ky frut freskues është plot me vitamina dhe lëndë ushqyese, por disa njerëz duhet ta shmangin atë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Konsumimi i shalqinit nxit humbjen e peshës dhe besohet se mund të ketë edhe efekte antikancerogjene.
Një shalqi me madhësi mesatare përmban rreth 92 për qind ujë, kështu që është një mundësi e shkëlqyer për të qëndruar i hidratuar. Uji është një pjesë e rëndësishme e funksionimit të trupit. Në fakt, uji përbën 60 për qind të përbërjes së trupit tonë, gjë që shpjegon pse luan një rol të madh në pothuajse çdo organizëm.
Një studim i vitit 2019 që shqyrtoi efektet e konsumit të shalqinit në ngopjen dhe peshën trupore tek të rriturit mbipeshë dhe obezë zbuloi se ata që konsumuan dy feta shalqi çdo ditë për katër javë ndjeheshin më pak të uritur dhe humbën dukshëm më shumë kilogramë sesa grupi që konsumonte biskota me pak kalori.
Megjithatë, dietologët paralajmërojnë se konsumimi i shalqinit nuk është më i miri për një grup njerëzish, përkatësisht diabetikët.
Shalqiri është plot me sheqer natyral, i cili mund të shkaktojë rritje të sheqerit në trup. Prandaj diabetikët duhet të shmangin konsumimin e shalqinit. /FolDrejt/