Qeveria e landit gjerman Nordrhein-Westfalen ka bërë të ditur se nga muaji maj do hapen vendet e kultit për ushtrimin e detyrave fetare. Lajmi është konfirmuar të enjten nga një bisedë mes kryeministrit të landit Armin Laschet (CDU) dhe përfaqësuesve të kishës, shkruan faz.net, përcjell foldrejt.com.
Deri tani kishat dhe institucionet tjera fetare kishin qëndruar të mbyllura në Gjermani si pasojë e virusit Kovid19.
“Ne u jemi falenderues kishës dhe komuniteteve tjera fetare për mirëkuptimin që i kanë mbajtur të mbyllura deri tani shërbimet publike fetare,” tha kryeministri Laschet.
Në fakt Laschet ka kontestuar shefen e tij Angela Merkel, e cila akoma kërkon të mos lehtësohen masat kufizuese, nga frika e shpërthimit të dytë të infektimeve./Foldrejt.com