Rusia prezantoi një ligj në mars që shpalli një vepër penale shpërndarjen e “informacionit të rremë” për pushtimin e Ukrainës, me një dënim maksimal deri në 15 vjet burg.
Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Radio Liberty / Radio Evropa e Lirë (RFE) të mbështetur nga SHBA-ja me 20 milionë rubla (325,214 dollarë) për “raportim të rremë mbi një operacion ushtarak rus në Ukrainë”, transmeton Fol Drejt.
Në fillim të marsit, shërbimi rus i mbikëqyrjes së komunikimeve bllokoi faqet e internetit të Radio Evropa e Lirë / Radio Liberty dhe disa media të tjera të huaja./FolDrejt/