Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas këtij instituti, ndryshimet e metoti pritet të fillojnë nga dita e enjte, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se në fundjavë parashihet rënie e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë – Mot kryesisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.
E martë – Mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale . Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta.Nëpër lugina dhe në vende me lartesi parashihet mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius.
E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
E enjte -Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndersa në viset e larta reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius.
E premtë – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Vikendi parashihet me rënje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.