Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë në Kosovë.
15.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje vende-vende priten edhe reshje shiu, ndërsa në vise malore reshje dëbore.
16.01 – Orëve të hershme të mëngjesit reshjet e dëborës shtrihen edhe përgjatë ultësirave. Deri në mesditë reshjet pushojnë, e pasdite nuk mungojnë edhe intervale me diell.
17.01 – Kryesisht me vransira. Intervale të shkurta me diell pasdite.
18.01 – Më butë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit priten edhe reshje lokale shiu.
19.01 – Fillimisht mot i butë. Me shtrirjen e një fronti të ftohtë deri në mbrëmje priten edhe të reshura bore dhe rënie e temperaturave.
Pritet të frynë erëra më më të fuqishme, si nga jugu por edhe verilindja me hove edhe mbi 15m/s, ditën e martë.