Përveç që është shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës, Emiratet Bashkuara Arabe janë solidarizuar edhe me Shqipërinë, e cila është duke përjetuar një situatë mjaft të rëndë, ku shumë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Agjencia e lajmeve të Emirateve të Bashkuara ka dhënë lajmin se do të dërgojë 3 milionë euro në ndihmë të të prekurve.
“Përmes shoqatës së saj humanitar, Gjysmë Hëna e Kuqe e Emirateve, Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihma urgjente me vlerë 3 milionë euro”-thuhet në postimin e rrjeteve sociale./Foldrejt.com