Nga 1 shtatori, shërbimi i marrjes me qira të skuterëve elektrikë nuk do të ekzistojë më në kryeqytetin francez, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Parisit, në muajin prill në qytet u mbajt një referendum për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë. Referendumi pati një pjesëmarrje të ulët, ndërsa 90 për qind e votuesve ishin për t’i dhënë fund këtyre shërbimeve.
Kështu, Parisi do të jetë një nga qytetet e pakta evropiane ku marrja me qira e skuterëve elektrikë do të bëhet plotësisht e ndaluar.