Qeveria franceze ka vendosur të rrisë çmimet e rregulluara të energjisë elektrike shtëpiake me 10% duke filluar nga gushti, tha një zyrtar qeveritar të martën, duke konfirmuar një raport nga gazeta Les Echos, raporton Reuters.
Zyrtari qeveritar shtoi se kjo do të jetë e vetmja rritje e çmimeve deri në shkurt 2024.
Rritja prej 10% është shumë më e ulët se ajo e propozuar nga Komisioni Francez Rregullator i Energjisë (CRE), i cili – bazuar në çmimet aktuale të tregut – rekomandoi një rritje prej 74.5%./FolDrejt/