Një tërmet me magnitudë 5.7 gradë të shkallës Rihter goditi zonën e Kilit qendror, afër bregut të Valparaiso, qyteti i dytë më i madh në atë vend, njoftoi sot Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Në një deklaratë nga EMSC, thuhet se tërmeti ka qenë në thellësinë 13 kilometra, raporton Reuters.
Për momentin nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale, transmeton Fol Drejt.