BE dhe SHBA kanë kritikuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendimit të Moskës për të njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë.
Por, duket se Vladimir Putin ka dhe shtete që e mbështesin në vendime e tij ndaj Ukrainës. Presidenti Nicolas Maduro i ka thënë kabinetit të tij qeveritar gjatë mbledhjes së fundit, se Venezuela është me Putinin.
“Venezuela është me Putinin, është me Rusinë, është me kauzat e guximshme dhe të drejta të botës. Ne do ta ndjekim këtë. Paqja për Rusinë është paqe për botën dhe ne do ta mbrojmë botën”.
“Ne refuzojmë të gjitha planet të rrethojnë Rusinë”, – tha Maduro. Ishte një deklaratë e pritshme prej tij, por jo kaq shpejt dhe me këto argumente, transmeton Fol Drejt.
Më tej, lideri i Venezuelës pasi u shpreh se është për një zgjidhje me dialog të këtij problemi, akuzoi Ukrainën se shkeli në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Minskut me aktet e saj.
“Shprehim mbështetjen tonë për të gjitha nismat për dialog, për të kërkuar zgjidhje diplomatike”, shtoi ai në deklaratën e tij zyrtare para popullit.
“Marrëveshja e Minskut është hedhur mënjanë nga elita që qeveris Ukrainën, e cila është në linjë pa kushte me elitat e Shteteve të Bashkuara dhe Europës”, shtoi presidenti Maduro./FolDrejt/