Finlanda, vendi më i lumtur në botë, rezulton shteti evropian me numrin më të madh të vdekjeve nga droga në mesin e njerëzve nën 25 vjeç në raport me popullsinë e saj.
Sipas tij, Finlanda ka regjistruar pesë vdekje të tilla në javë, që është më shumë se mesatarja e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet rrugore. një tablo kjo që kontrastin thellë me tablonë e lumturisë që paraqet prej kohësh ky vend në krahasim me pjesë të tjera të globit. Edhe këtë vit, për të pestën herë radhazi, shteti skandinav u rendit i pari në listën e vendeve më të lumtura të botës.
Finlanda mori vlerësime shumë të larta për të gjitha parametrat nga raporti botëror për lumturinë, si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët. Pas saj, në listë vinin Danimarka dhe Islanda, më pas vijnë Zvicra, Holanda, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e re. Vendet më të palumtura rezultonin Afganistani, Zimbabve, e Ruanda./TCH/