Polonia i ka kërkuar NATO-s të vendosë armë bërthamore amerikane në territorin e saj, njoftoi sot kryeministri Mateusz Morawiecki.
“Ne po i bëjmë secilën herë e më shumë thirrje të gjithë NATO-s që të marrë pjesë në programin e ndarjes bërthamore,” tha ai, për faktin se Rusia po vendos armë taktike bërthamore në Bjellorusi.
Sipas tij, armët bërthamore duhet të vendosen në Poloni sa më shpejt të jetë e mundur, raportojnë mediat polake, përcjell Fol Drejt.