Shteti afrikan i Ruandës do të mbjellë 36 milionë fidanë në të gjithë vendin për të luftuar ndryshimet klimatike.
Ministrja e Mjedisit të Ruandës, Jeanne d’Arc Mujawamariya tha në një deklaratë për gazetarët se ata po bëjnë përpjekje të mëdha për të luftuar ndryshimin e klimës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ajo theksoi se me këtë synim planifikojnë të mbjellin 36 milionë fidanë në rajone të ndryshme të vendit.
“Ne po investojmë në të ardhmen duke mbjellë fidane”, tha ministri.
Siç tha ajo, pemët janë “aleati më i madh” kundër ndryshimeve klimatike.
Shumë vende të Afrikës Lindore, të cilat përballen me efektet negative të ndryshimeve klimatike, kanë organizuar fushata për gjelbërimin e sipërfaqeve vitet e fundit për të parandaluar thatësirën dhe shkretëtirëzimin.
Somalia, Kenia dhe Etiopia janë ndër vendet e Afrikës Lindore më të prekura nga thatësira./FolDrejt/