Ky hap është pjesë e nismës së SHBA-së për lirimin e 50 milionë fuqi nafte nga Rezervat Strategjike të Naftës, e mbështetur nga Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut dhe Britania e Madhe.
Japonia po planifikon të shesë 260 mijë kilolitra ose 1.64 milionë fuçi naftë bruto nga rezervat e saj emergjente më 9 mars, në përputhje me premtimin e saj për vendimin e udhëhequr nga SHBA-ja për lirimin e rezervave për zbutjen e rritjes së çmimeve të naftës, shkruan AA.
Ministria e industrisë e vendit tha sot se 110 mijë kilolitra do të shiten nga rezervuari i saj Tomakomai-tobu në Japoninë veriore dhe rreth 150 mijë kilolitra nga rezervuari rafinerisë japonez Kiire i Eneos në jug të vendit. Dërgesat do të jenë të disponueshme për ofertuesit fitues që nga data 20 prill.
Japonia varet nga importet për pothuajse të gjitha burimet e saj energjetike, pavarësisht se është konsumatori i pestë më i madh i energjisë në botë. Sipas agjencisë shtetërore Jogmec, kompanitë private japoneze, përfshirë rafinerët, mbajnë rreth 175 milionë fuçi naftë të papërpunuar dhe produkte nafte si pjesë e Rezervës Strategjike të Naftës (SPR), e mjaftueshme për një konsum prej rreth 90 ditësh.
Shitjet janë pjesë e një vendimi të mëparshëm të SHBA-së për lëshimin e 50 milionë fuçi naftë nga Rezervat Strategjike të Naftës (SPR) të vendit, rezerva më e madhe e naftës në botë që përdoret për raste urgjente, transmeton Fol Drejt.
Lëvizja vjen pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden u kishte kërkuar vazhdimisht prodhuesve të OPEC+ që të rrisin prodhimin kolektiv të grupit për të ofruar furnizim shtesë në treg për të ulur çmimet e naftës së papërpunuar.
Megjithatë, grupi nuk iu bind kërkesave të tij dhe ra dakord t’i përmbahej paktit të prodhimit të kartelit prej 400 mijë fuçi në ditë në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar dhe shkurt të këtij viti.
Shitjet e SPR në SHBA më vonë çuan në përpjekje të koordinuar me vendet e tjera të mëdha që konsumojnë energji për çlirimin e rezervave në Kinë, Indi, Japoni, Kore të Jugut dhe Britani të Madhe./FolDrejt/