Gjatë vizitës së tij në Poloni, kryeministri kandez Trudeau deklaroi se pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë, ata që nuk duan të kthehen në vendin e tyre mund të vazhdojnë të qëndrojnë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar se do të pranojnë numrin “më të madh të mundshëm” të refugjatëve nga Ukraina, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë gjatë vizitës së tij në Poloni, Trudeau tha se trishtohet kur sheh miliona njerëz që ikin nga Ukraina duke lënë gjithçka pas, duke shtuar se Kanadaja është e gatshme për të ofruar ndihmë.
Trudeau, gjatë takimit me presidentin Andrzej Duda dhe kryeministrin Mateusz Morawiecki në Poloni, deklaroi se mirëpret mbështetjen e këtij vendi për Ukrainën dhe hapjen e dyerve për refugjatët.
Ai vuri në dukje se procedurat e imigrimit u ndryshuan urgjentisht në mënyrë që refugjatët ukrainas të mund të pranohen shpejt në vend.
“Ne do t’i lejojmë ata të punojnë dhe të marrin trajnime kur të mbërrijnë”, tha kryeministri kanadez.
Trudeau deklaroi se pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë, ata që nuk duan të kthehen në vendin e tyre mund të vazhdojnë të qëndrojnë.
Ai po ashtu deklaroi se ata do ta sjellin Rusinë dhe zyrtarët rusë para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për sulmet e tyre në Ukrainë, duke shtuar se bota do të bëjë çmos për të kërkuar llogari nga presidenti rus Vladimir Putin për krime lufte.
Trudeau tërhoqi vëmendjen për “rezistencën e fortë dhe të vendosur të popullit ukrainas që mbrojnë atdheun”, duke shtuar se Putin bëri një gabim të madh dhe do ta humbasë luftën./FolDrejt/