Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur sot Azerbajxhanin, sipas të dhënave në faqen zyrtare të Qendrës Republikane Sizmologjike të Azerbajxhanit.
Më herët, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare EMSC raportoi për një tërmet me epiqendër në Detin Kaspik dhe me fuqi 5.7 gradë, ndërsa siç raporton RIA Novosti, tërmeti është ndjerë në Baku dhe qytete të tjera të Azerbajxhanit.
EMSC raportoi një tërmet me magnitudë 5.7 ballë në Detin Kaspik, me një epiqendër 62 km në veriperëndim të qytetit të Sumgait të Azerbajxhanit me një popullsi prej rreth 265,000 banorësh.