Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Italisë jugore mbrëmë, pak para mesnatës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej dy kilometrash, 77 kilometra në veriperëndim të qytetit të Foggia dhe 12 kilometra në jugperëndim të Kazakalendës në orën 23:52 me orën lokale, tha EMSC, transmeton Fol Drejt.