Që nga 22 marsi do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme të pjesshme e zbatuar në 18 rajone në mbarë vendin, përfshirë kryeqytetin Tokio.
Japonia planifikon të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të pjesshme pas rasteve të COVID-19 që kanë hyrë në trendin e rënies, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Komiteti Këshillues për COVID-19 i Qeverisë së Japonisë ka miratuar planifikimin e ri pasi numri i rasteve ka ruajtur trendin e rënies.
Sipas kësaj, që nga 22 marsi do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme të pjesshme e zbatuar në 18 rajone në mbarë vendin, përfshirë kryeqytetin Tokio.
Kryeministri Fumio Kishida i cili e përshkroi periudhën e re si “proces tranzicioni”, ka paralajmëruar qytetarët për “masa maksimale” përballë rasteve.
Ministri i Shtetit, Hitoshi Kikawada theksoi rëndësinë e “ringjalljes socio-ekonomike duke ruajtur kapacitetet shëndetësore”.
Në Japoni numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 6.069.994 ndërsa humbjet e jetëve në 27.072. Ende 983 persona vazhdojnë trajtimin në kujdes intensiv./FolDrejt/