Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala në një fjalim tha: “Paqja sot duhet të jetë një ëndërr më konkrete se kurrë. Sot jemi një numër i madh personash që dëshirojnë realizimin e atyre që ne themi këtu”.
Në një nga qytetet kryesore të Italisë, në Milano u mbajt protestë kundër luftës që Rusia i ka shpallur Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Qindra persona u mblodhën para sheshit “Arco della Pace” në Milano dhe protestuan kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe vdekjen e civilëve, kryesisht të fëmijëve.
Protestuesit mbanin flamuj të Ukrainës dhe kukulla prej cope si dhe shpesh herë hodhën sloganet “Rroftë Ukraina”, “Liri” dhe “Vrasësi Putin”.
Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala në një fjalim tha: “Paqja sot duhet të jetë një ëndërr më konkrete se kurrë. Sot jemi një numër i madh personash që dëshirojnë realizimin e atyre që ne themi këtu”.
Duke bërë të ditur se brenda Ukrainës 1.5 milionë fëmijë po përpiqen të largohen nga lufta në Evropë, Sala vuri në dukje se ukrainasit dëshirojnë trajtim të drejtë dhe se Evropa duhet t’i presë ata në këtë mënyrë.
Aktivistja për paqe, 85-vjeçarja Ilda Giuseppina Rauzi e cila mori pjesë në protestë tha: “Pres që të kalohet në veprim sepse kjo luftë është e keqe për të gjithë botën. Shpresoj të përfundojë”.
Rauzi theksoi se gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë e vogël. “Nuk e prisja që të shikoja një luftë tjetër. Në atë koha isha e vogël 8-9 vjeçe”, tha ajo.
Në orët mbrëmjes sheshi “Arco della Pace” u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Ukrainës verdhë e kaltër./FolDrejt/