Për herë të parë nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian është kërkuar që të marrin pjesë si “vëzhgues” në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në tetor në Brazil.
Autoriteti zgjedhor brazilian tha se ftesa në fjalë synon të “rrisë transparencën e sistemit zgjedhor dhe të mundësojë bashkëpunimin”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Krahas BE-së theksohet se bisedimet po vazhdojnë edhe me grupe të tjera që kanë vëzhguar më parë në zgjedhjet në Brazil, përfshirë Organizatën e Shteteve Amerikane dhe Komunitetin e Vendeve Portugezofolëse.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro i cili do të kandidojë për t’u rizgjedhur në zgjedhjet presidenciale që do mbahen në tetor, akuzon autoritetin zgjedhor se i ka dhënë privilegje ish-presidentit dhe rivalit të tij, Luiz Inacio Lula Da Silva.
Bolsonaro, gjithashtu me arsyen se është i jo u besueshëm kritikon edhe sistemin e votimit elektronik./FolDrejt/