Ministri egjiptian i Naftës, Tarek El-Molla, ka bërë të ditur se vendi i tij planifikon të shpojë 35 puse gazi deri në mesin e vitit 2025.
“Shpimi i 35 puseve do të kushtojë mbi 1.5 miliardë dollarë investime dhe synon të rrisë prodhimin dhe rezervat e vendit”, tha El-Molla, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Shpimi i puseve të reja është pjesë e një plani me vlerë 1.9 miliardë dollarë për të eksploruar gaz në Mesdhe dhe Delta.
El-Molla tha se plani përfshinte shpimin e 10 puseve midis korrikut të vitit 2022 dhe qershorit të vitit 2023, gjë që rezultoi në zbulimin e madh në koncesionin e zonës Nargis në det të hapur, që shtoi rezerva prej 2.5 trilionë këmbë kub.
Ministri egjiptian gjithashtu tha se Egjipti planifikon të përshpejtojë zhvillimin e puseve të zbuluara të naftës për t’i vënë ato në përdorim.
Egjipti arriti vetë-mjaftueshmërinë në gaz natyror gjashtë vjet më parë. Vendi prodhon rreth 65 miliardë metër kub në ditë, ndërsa konsumi i tij llogaritet në 60 miliardë metër kub në ditë./FolDrejt/