India, për të përballuar kërkesën në rritje për energji, synon të importojë 19 milionë tonë qymyr deri në fund të muajit qershor.
Sipas lajmit të NDTV, qeveria në Indi, vend i cili është importuesi i dytë më i madh në botë i qymyrit, për herë të parë ka shpallur një kalendar për importin e qymyrit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Energjisë me një udhëzim të publikuar u kërkoi kompanive të energjisë të mbështetura nga shteti dhe administratave private të energjisë elektrike që të importojnë 50 për qind të sasisë së përcaktuar të qymyrit deri në fund të qershorit, 40 për qind deri në fund të gushtit dhe 10 për qind deri në fund të shtatorit.
Në kuadër të kësaj në 3 muajt e ardhshëm nga institucionet shtetërore pritet që të importohen rreth 22 milionë tonë qymyr ndërsa nga kompanitë private të energjisë elektrike rreth 16 milionë tonë qymyr.
Deri në fund të qershorit planifikohet të importohen rreth 19 milionë tonë qymyr.
Theksohet se përcaktimi i Indisë për një objektiv të tillë importi, dëshiron të përmbushë kërkesën në rritje kombëtare të energjisë e cila po lufton me krizën energjetike që çoi në ndërprerjet e energjisë në vend. Kjo mund të ushtrojë presion mbi çmimet globale të qymyrit.
Rritja e valës së papritur e të nxehtit në vend në muajin prill shkaktoi rritje të interesit për përdorimin e energjisë elektrike./FolDrejt/