Ardhja e Kylian Mbappe në Santiago Bernabeu duket tashmë punë e kryer, por ai dëshiron që atij t’i bashkohet edhe bashkëlojtari i tij Achraf Hakimi në një kalim të përbashkët në Real Madrid, raporton Todofichajes.
Kontrata e Mbappes me PSG-në përfundon në vitin 2024, me një opsion për ta zgjatur atë deri në vitin 2025, por francezi nuk dëshiron të vazhdojë më në Parc des Princes.
PSG do të shpresonte ta shesë atë këtë verë në vend që ta humbasë atë falas vitin e ardhshëm, por shitja e Hakimit në këtë afat duket shumë e pamundur, transmeton Fol Drejt.