Një nga lojtarët më të mirë të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të transferojnë lojtarin e Manchester City-t dhe përfaqësuesin portugez, Bernardo Silva.
Mediat franceze raportojnë se Mbappe nuk është i kënaqur me politikën e biznesit të klubit dhe i ka kërkuar pronarit të PSG-së përforcime deri në fund të afatit kalimtar dimëror.
Mediat franceze kujtojnë se vitin e kaluar, kur Mbappe nënshkroi kontratën e re, mori miratimin për të ndërhyrë në politikën e transferimeve të kampionëve të Francës, transmeton Fol Drejt.