Futbollisti i PSG-së Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë në ligën franceze për të katërtën herë radhazi këtë sezon në përzgjedhjen e Unionit të Lojtarëve Profesionistë të Francës (UNFP), transmeton Ekip.
Mbappe (24) ka luajtur 33 ndeshje në kampionatin francez këtë sezon dhe ka shënuar 28 gola. Ai është golashënuesi më i mirë në kampionatin francez përpara Alexandre Lacazette nga Lioni, i cili shënoi një gol më pak, përcjell Fol Drejt.
Mbappe është futbollisti i parë që është shpallur lojtari më i mirë në ligën franceze katër herë radhazi. Ky çmim u dha për herë të parë në vitin 1994. Ai ia kaloi suedezit Zlatan Ibrahimovic, i cili tre herë në karrierën e tij u shpall lojtari më i mirë i ligës franceze./FolDrejt/