Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka pranuar sot se luan për të thyer rekorde dhe për të shkruar historinë e klubit të Parisit dhe kombëtares franceze, raportojnë mediat franceze.
Mbrëmë PSG ka mposhtur Nantes me rezultat 4:2 në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit francez. Mbappe shënoi një gol në këtë ndeshje dhe me këtë gol u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në kampionatin francez.
Ai shënoi golin e 201-të në fanellën e PSG-së dhe e kaloi ish-futbollistin uruguajan të PSG-së, Edinson Cavanin, transmeton Fol Drejt.