Kreu i Drejtorisë kryesore për Çështjet e Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov, beson se Rusia mund të përfitojë më shumë nga rrjedhja e informacionit të klasifikuar të qeverisë amerikane, e cila u publikua në media dhe në rrjetet sociale ditëve të fundit.
Budanov, në intervistën e parë që nga zbulimi i dokumenteve konfidenciale të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së në internet, tha për ABC se lufta informative e këtij lloji nuk është asgjë e re, por ai theksoi se Rusia është e vetmja që përfiton prej saj.
Budanov ka konfirmuar se ka folur me kolegët e tij amerikanë menjëherë pas rrjedhjes së informacionit, transmeton Fol Drejt.